LAJME

Nga data 1 – 7 maj, në Prizren organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme

Nga data 1 – 7 maj, në Prizren organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2024, 16:30

Komuna e Prizrenit përmes faqes së saj zyrtare, njofton qytetarët se sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

“Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.

Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.

Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit.

 

Ju faleminderit për bashkëpunimin!”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika