- Reklama -

Nesër s’do të ketë takim në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se të enjten në Bruksel nuk do të ketë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano në konferencë për media të mërkurën, ka thënë se të enjten në Bruksel do të jenë Kurti e Vuçiq, por do të kenë takime individuale me liderë të caktuar të BE-së.

- Reklama -

Stano ka thënë se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, do të njoftojë në Këshill Evropian liderët për situatën në dialogun Kosovë – Serbi. Ai ka thënë se kjo është çështje shumë me rëndësi për BE-në.

“Takimet e planifikuara nëse janë vazhdimësi e vizitës së emisarit Lajçak në Beograd e Prishtinë gjatë fundjavës, i cili ishte i shoqëruar nga këshilltarët e jashtëm dhe të sigurisë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe emisarin e SHBA-së. Pra, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë ftuar në Bruksel për një seri të takimeve individuale me liderë të caktuar të BE-së. Në këtë fazë nuk do të futem në detaje logjistike, do t’i bëjmë të ditura më vonë. Por, ideja është të kemi takime në margjina të Këshillit Evropian në mbështetje të dialogut. Pasi është mesazhi kryesor i BE-së, mesazhit të 27-es me përkrahjen e partnerëve ndërkomnbëtarë, siç është thënë nga Lajçaku dhe kolegët gjatë vizitës në fundjavë”, ka thënë Stano.

Ai ka thënë se BE-ja pret nga Kosova e Serbia që menjëherë e pa kushte të plotësojnë detyrimet që burojnë nga dialogu. Që të vazhdojnë punën e deeskalimit dhe po ashtu urgjentisht e pa kushte të rifillojnë e të riangazhohen në dialog.

“Por, nesër s’do të ketë takim të nivelit të lartë të dialogut. Do të ketë takime individuale të presidentit e kryeministrit me liderë të caktuar evropianë”, tha Stano.

Në takimet e nesërme pritet të diskutohet plani i ri i BE-së, përfshirë draftin “modern” të Asociacionit. Qeveria e Kosovës ka thënë se e kanë pranuar “planin e ri” bashkë me draftin për Asociacion si bazë për diskutime të mëtejshme.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort