LAJME

Nesër përkujtohet 27 vjetori i “Epopesë së Gorozhupit”

Nesër përkujtohet 27 vjetori i “Epopesë së Gorozhupit”
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Maj 2026, 22:18

Sot, në fshatin Gorozhup të Hasit, në kompleksin memorial që ndodhet rrëzë malit të Pashtrikut shënohet 27-vjetori i “Epopesë së Gorozhupit”.

Manifestimi kushtuar 36 dëshmorëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të Operacionit “Shigjeta” drejtimi taktik nr.3 (Brigada 128), mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Manifestimi përkujtimor fillon në orën 13:00.

Epopeja e Gorozhupit – Operacioni “Shigjeta”, drejtimi taktik nr. 3, shënon një nga momentet më të lavdishme të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999. Në këtë drejtim, forcat e UÇK-së në bashkëpunim me forcat shqiptare dhe me mbështetjen e NATO-s, zhvilluan një ofensivë të organizuar kundër pozicioneve serbe në zonën strategjike të Gorozhupit, në kufi me Shqipërinë. Ky operacion kishte për qëllim çlirimin e hapësirave kufitare dhe krijimin e një korridori të sigurt për furnizim dhe qarkullim të forcave çlirimtare.

Ky drejtim taktik nr. 3 përfshinte një përballje të ashpër, ku luftëtarët treguan trimëri, vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë ushtarak. Operacioni rezultoi me thyerjen e vijave të mbrojtjes serbe, duke forcuar pozitat e UÇK-së dhe duke i dhënë zemër popullit shqiptar për vazhdimin.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika