Në përkujtim të betejës së 11 marsit 1999 e cila ndodhi në fshatin Jeshkovë, dega e OVL të UÇK -së në bashkëpunim me shoqatat e dalura nga lufta dhe komunën e Prizrenit, kanë paraparë organizimin e disa aktiviteteve përkujtimore, ka bërë të ditur sekretari i OVL të UÇK-së, Isa Berisha.
Nesër përkujtohet 22 vjetori i betejës së lavdishme të Jeshkovës

Aktivitetet do të fillojnë nga ora 10:00 me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ndërsa në ora 11:00 do të vazhdohet me homazhe pranë lapidarit në fshatin Jeshkovë si dhe në varrezat ë dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati.
Ftohen të gjithë familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës si dhe qytetarët që të marrin pjesë në përkujtim të kësaj beteje të lavdishme të njësisë speciale të brigadës 125 të ZOP- it , ka shkruar në facebook sekretari, Berisha.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti: Udhëheqësit e UÇK-së nuk u dënuan me vullnetin e popullit

Protestë para EULEX-it, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për narkotikë

