Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar padrejtësi të papranueshme aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ku u shqiptuan dënime prej 25 vjetësh burgim ndaj Hashim Thaçit e Jakup Krasniqi, 18 vjetësh për Kadri Veselin dhe 13 vjetësh për Rexhel Selimin.
“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për katër ish krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm. Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit”, ka theksuar Kurti përmes një videomesazhi.





