Policia e Kosovës ka njoftuar se më 15.09.2026 është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë një shtetas kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas Policisë, i ekstraduari dyshohet për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Pas ekstradimit, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut për procedura të mëtejshme ligjore.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.