LAJME

Protestë para EULEX-it, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Protestë para EULEX-it, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shtator 2026, 12:07

Forca të shtuara të Policisë janë vendosur rreth objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Masat e shtuara të sigurisë janë ndërmarrë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Dhjetëra protestues janë mbledhur para objektit të EULEX-it, duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së pas vendimit të Dhomave të Specializuara.

Ndërkohë, shpallja e aktgjykimit është ndjekur edhe në mbarë Kosovën por edhe në Hagë, ku qytetarë të pranishëm kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara.

Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallën e parë Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim./RTK

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika