LAJME

Nesër nga ora 11:00 deri në 17:30, kufizohet qarkullimi i mjeteve mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër nga ora 11:00 deri në 17:30, kufizohet qarkullimi i mjeteve mbi 20 tonë në autoudhë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Gusht 2026, 21:10

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit njoftoi të shtunën (22 gusht) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit me mbi 20 tonë.

“Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.

 Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika