LAJME

Kryetari i Izmirit, Cemil Tugay, viziton Shoqatën Esnaf në Prizren

Kryetari i Izmirit, Cemil Tugay, viziton Shoqatën Esnaf në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Gusht 2026, 16:28

Kryetari i Komunës Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, së bashku me delegacionin e tij, ka vizituar Shoqatën Esnaf në Prizren, ku është pritur nga drejtuesit e saj.

Në takim, të udhëhequr nga nënkryetari i Shoqatës Esnaf, Sali Salah, është diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Izmirit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të biznesit.

Palët kanë shkëmbyer ide për iniciativa të përbashkëta, mundësi të reja për investime e tregti dhe bashkëpunime të ardhshme që mund të kontribuojnë në zhvillimin e lidhjeve ekonomike.

Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Shoqatës İzmir Kosova Rumeli, Uğur Şengöz, së bashku me delegacionin e tij.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika