Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK),, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar një konferencë për media me fillim nga ora 11:00, shkruan TV Prizreni..
Pak para konference, Jasharaj i ka thënë Infokusit që do të bëjë vlerësimin e tij të këtij viti për sektorin e arsimit.
Jasharaj nuk kurseu edhe mesazhet drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit ku tha se nuk po kanë vullnet për të ecur tutje.
Fokus
Nesër në protestë, Jasharaj paralajmëron Kurtin e Nagavcin: Lutemi që të reflektojnë që të mos ndodhin më kurrë grevat e përgjithshme të 2022…Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK),, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar një konferencë për media me fillim nga ora 11:00, shkruan Gazeta Infokus, percjell TV Prizreni.
Pak para konference, Jasharaj i ka thënë Infokusit që do të bëjë vlerësimin e tij të këtij viti për sektorin e arsimit.
Jasharaj nuk kurseu edhe mesazhet drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit ku tha se nuk po kanë vullnet për të ecur tutje.
“Sot do të bëj në fillim një analize të përgjithshme pasi që në dhjetor këto institucionet sic bëjnë konferenca përmbyllëse, unë do ta japi një vlerësim të vitit, të sfidave të telasheve të mëdha karshi Sindikata që i ka bërë Qeveria gjithë këto sulme pastaj do të flasim edhe për agjendën e protestës së nesërme por do ta bëjë edhe një vlerësim të SBASHK-UT, jam i autorizuar për të dhënë një vlerësim se si ishte ky vit për ne cilat ishin sfidat problemet si dhe për qasjen e qeverisë sidomos të zonjës Ngavci ndaj SBASHK-ut një qasje tepër e gabuar dhe madje edhe armiqësore ndaj sindikatave sidomos ndaj SBASHK-ut”.
Madje Jasharaj i tha Infokusit se nëse nuk ka marrëveshje dhe plotësim të kërkesave, nuk i përjashtojnë grevat.
“Shpresojmë që edhe Qerveria po edhe zonja Nagavci të reflektojnë, veçmas çështjes së qasjes së gabuar dhe kundërshtuese e zonjës Nagavci ndaj kontratës pra si duket nuk ka vullnet për të negociuar dhe nënshkruar , pastaj ne do të raportojmë tek Këshilli drejtues, dhe i mbetet këshillit se çka tutje por në takimet që i kemi mbajtur deri më tani nuk kundërshtojmë veprimet e radhës të cilat i cakton vetë këshilli por nuk mund të përjashtohet edhe greva e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.”
Ai shpreson që qeveria të reflektojë e të mos ndodhin kurrë më grevat e përgjithshme të 2022, ku zgjatën plotë 5 javë.
“Unë kam uruar dhe jam lutur në takimet me mediat drejtuar lutjet të qeveria dhe zonja Nagavci të veprojnë të angazhohen dhe të reflektojnë që kurrë ma të mos ndodh në Kosovë shtatori i vitit 2022 me grevë e përgjithshme që zgjati 5 javë ë më shumë”, ka deklaruar Jasharaj para konferencë për media për Infokus.
Ndryshe nga SBASHK-u kanë paralajmëruar edhe një protestë për nesër ( e mërkurë), që do të fillojë para Ministrisë së Arsimit dhe do të vazhdojë drejt Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës, e ku do të përfshijë rreth 2000 protestues nga sektori i arsimit, përfshirë çerdhet dhe universitetet.
Kujtojmë që gjatë 2022-ës, për rritje të pagave 1 shtatori i këtij viti nuk i solli nxënësit në bankat shkollore, pasi që grevat tashmë kishin hyrë në javën e parë të tyre.
Një muaj të tërë kërkesa e Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, por i cili në vazhdimësi refuzonte takimin me kreun e kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj.
Ky i fundit, u përball me sulme, kritika e akuza të shumta nga eksponentë të pushtetit, me arsyetimet se është i nxitur nga partitë opozitare për të shkaktuar kriza në arsim.
Një muaj të tërë, SBASHK-u që fajësonte Qeverinë se nuk po i merr parasysh kërkesat e tyre dhe ekzekutivi që akuzonte sindikalistët si të nxitur dhe të ndikuar nga politika.
Takimi shumëpritur mes kryeministrit Kurti dhe Jasharajt u mbajt më 13 shtator, por që nuk prodhoi ndonjë gjë të re, por vetëm vazhdim i akuzave dhe kritikave. Në fund të shtatorit, atëherë kur pavarësisht mos realizimit të kërkesave, SBASHK-u vendosi që ta ndërpresë grevën dhe që mësimi të fillojë nga 3 tetori.