LAJME

Nesër do të mbahet konsultim publik me qytetarët për Projeket-Rregulloren për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve e granteve

Nesër do të mbahet konsultim publik me qytetarët për Projeket-Rregulloren për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve e granteve
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2023, 21:42

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se nesër (e premte) me fillim nga ora 10:00, do të mbahet konsultimit publik për Projekt-Rregulloren për kushtet, kriteret, procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe granteve për Komunën e Prizrenit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale,

NJOFTIMI I PLOTË:

Njoftim për organizimin e konsultimit publik për Projeket-Rregulloren për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve e granteve për Komunën e Prizrenit.

Komuna e Prizrenit, përmes grupit punues për hartimin dhe organizimin konsultimit publik për Projekt-Rregulloren për kushtet, kriteret, procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe granteve për Komunën e Prizrenit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643 dhe  Nenit 6 të Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, lëshon këtë:

Njoftim publik

Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Projekt-Rregulloren për kushtet, kriteret, procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe granteve për Komunën e Prizrenit.

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 15.11.2023 deri më 15.12.2023, ndërsa, konsultimi publik me qytetarë do të mbahet më 24.11.2023, në sallën mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) me fillim në orën 10:00.

Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më datën 14.12.2023 në orën 16:00, në e-mail-at e zyrtarëve: Halil.Lika@rks-gov.net , Adelina.Hoxhaj@rks-gov.net  dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net.

Më shumë detaje për Projekt-Rregulloren mund të gjeni në:

Ueb faqen zyrtare:

https://kk.rks-gov.net/…/rregulloret-ne-konsultim-publik/

Platformën për Konsultime Publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/

Facebook:

https://www.facebook.com/kkprizren

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika