Home LAJME Nëntë pacientë nga Klinika e Pediatrisë po trajtohen nga COVID-19

Nëntë pacientë nga Klinika e Pediatrisë po trajtohen nga COVID-19

0
Nëntë pacientë nga Klinika e Pediatrisë po trajtohen nga COVID-19
Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se aktualisht janë të shtrirë nëpër spitale dhe klinika në të gjithë vendin, 88 pacientë me COVID-19, prej të cilëve nëntë nga Klinika e Pediatrisë.

“88 pacientë janë të spitalizuar nga COVID-19, sipas raportimeve e datës 8 gusht 2022 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme”, thuhet në njoftim të hënën.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 22 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi, Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë, Mjekimi Intensiv Qendror, 1 pacient, Spitali i Gjakovës, 19 pacientë, Spitali i Prizrenit, 8 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient. /koha.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here