PRIZRENI ME RAJON

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi në mes Komunës së Prizrenit dhe Organizatës “Teach For Kosova”

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi në mes Komunës së Prizrenit dhe Organizatës “Teach For Kosova”
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Tetor 2024, 14:05

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Teach For Kosova një bashkëpunim rreth zbatimit të programit të Teach For Kosova në Komunën e Prizrenit, për implementimin e projektit “Promovimi i të menduarit kritik dhe qytetarisë aktive te të rinjtë”, në kuadër të fushës së demokracisë dhe shoqërisë civile.

Njoftimi i plotë:

Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Teach For Kosova për bashkëpunim rreth zbatimit të programit të Teach For Kosova në Komunën e Prizrenit, për implementimin e projektit “Promovimi i të menduarit kritik dhe qytetarisë aktive te të rinjtë”, në kuadër të fushës së demokracisë dhe shoqërisë civile, me përkrahje financiare të National Endowment for Democracy, për krijimin e grupit të ‘’Aktivizmit qytetar’’ brenda një shkolle të mesme në Komunë si dhe asistimit nga ana e Komunës për realizimin e projektit në mënyrë sa më cilësore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika