Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me bashkëfinancim për avancimin profesional të 24 grave-vajzave prizrenase

PRIZRENI ME RAJON|VENDIMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|28 Janar 2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me bashkëfinancim për avancimin profesional të 24 grave-vajzave prizrenase

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me bashkëfinancim me “Vivienne Academy L.L.C” për financimin e bursave për avancimin profesional të 24 grave/vajzave që kanë pësuar dhunë në familje.

“Sot, nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi me bashkëfinancim me “Vivienne Academy L.L.C” për financimin e bursave për avancimin profesional të 24 grave/vajzave që kanë pësuar dhunë në familje, ku së shpejti do t’i zhvillojmë procedurat e përzgjedhjes së tyre. Programi ynë qeverisës është gjithpërfshirës dhe Komuna e Prizrenit do të jetë afër secilit qytetar për mbështetje të të gjitha natyrave”, ka shkruar kryetari Totaj.

 

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika