Kryetari i Prizreni, Shaqir Totaj, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, ka njoftuar se sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Gjermane Help dhe Makerspace Innovation Center Prizren në kuadër të projektit “Programi i Trajnimit për Punësim – shkathtësi digjitale”. ‘
“ Synimi i këtij projekti është t’u ofrojë ndihmë të rinjve të papunësuar dhe të papërcaktuar profesionalisht që ta orientojnë zhvillimin e tyre profesional drejt përvetësimit të shkathtësive digjitale inovative dhe t’u ofrojë mundësi punësimi përfituesve.





