PRIZRENI ME RAJON

Nënshkruhet marrëveshja ndërkombëtare e binjakëzimit ndërmjet qytetit Council Bluffs dhe Komunës së Prizrenit

Nënshkruhet marrëveshja ndërkombëtare e binjakëzimit ndërmjet qytetit Council Bluffs dhe Komunës së Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Maj 2023, 18:01

Përmes një postimi në facebook, komuna e Prizrenit, ka njoftuar se sot kanë nënshkruar marrëveshjen ndërkombëtare të binjakëzimit ndërmjet qytetit Council Bluffs (IOWA, SHBA) dhe Komunës së Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetike dhe e përhershme!

Sot u nënshkrua marrëveshja ndërkombëtare e binjakëzimit ndërmjet qytetit Council Bluffs (IOWA, SHBA) dhe Komunës së Prizrenit.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është forcimi i marrëdhënieve, zhvillimi, dhe promovimi i mundësive për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet banorëve të qytetit Council Bluffs dhe banorëve të Prizrenit.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit dhe promovimit të marrëdhënieve ekonomike, akademike, kulturore dhe shkëmbimit të përvojave shoqërore mes dy qyteteve.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika