PRIZRENI ME RAJON

Nënshkruhet kontrata në vlerë mbi 15.000 euro mes gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe Ambasadës Bullgare

Nënshkruhet kontrata në vlerë mbi 15.000 euro mes gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe Ambasadës Bullgare
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Dhjetor 2020, 15:26

Sot, u.d i gjimnazit “Gjon Buzuku”, Jeronim Susuri, në ambientet e Ambasadës Bullgare në Prishtinë, ka nënshkruar kontratën për projektin “Krijimi i Kabinetit të Fizikës dhe Astronomisë”, në mes të gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe Ambasadës Bullgare.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot në Ambasadën Bullgare në Prishtinë së bashku me Ambasadorin Shkëlqësinë e tij, Hristo Gudjev, nënshkruam kontratën mbi projektin e fituar për shkollën tonë me shumë 15 053.97 €.

Projekti i Shkollës sonë me titull: ‘Krijimi i Kabinetit të Fizikës dhe Astronomisë’ do të implementohet në afat kohor nga dita e nënshkrimit deri më 30.09.2021.

E falenderojmë Ambasadën Bullgare dhe drejtoreshën e DKA-së në Prizren, Znj. Xhemile Thaçi Vezgishi për mbështetjen!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika