Gjatë ditës së djeshme, në dy lokacione të tregut në zonën e Rugovës, në Prizren, janë kryer kontrolle lidhur me shitjen e paautorizuar të peshkut.
Sipas njoftimit të Federatës së Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK), gjatë kontrolleve është konfiskuar peshku që shitej pa autorizimin përkatës dhe më pas është asgjësuar. Për këtë veprim është hartuar procesverbal zyrtar.






