Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve ESNAF nga Prizreni, ka marrë pjesë në Forumin e Biznesit të ATTSO-së, i cili u mbajt të premten e 9 tetorit në Tiranë, në Republikën e Shqipërisë.
Sipas ESNAF-it, pjesëmarrja në këtë forum synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal, zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve të biznesit, si dhe krijimin e mundësive të reja për partneritete dhe shkëmbime tregtare.





