Mihrije Bekolli, 86 vjeçare, e cila është nëna e hoxhës dhe veteranit të UÇK-së , Fetah ef. Bekolli, ka dhuruar 97 palë çorapë të leshtë, që vetë i ka punuar.
Ajo përmes djalit të tij Fetahit, i cili njihet edhe si pajtimtar i pandalshëm i gjaqeve dhe ngatrresve ia dhuroi Bashkësisë Islame në Prizren, të cilat ia dedikoi profesorëve të Medresesë dhe disa nxënësve konviktor.
Këtë iniciativë të nënëlokës e cila edhe në moshë të shtyrë, duket simbolike por me një peshë të madhe, është mirëpritur me ngrohtësi nga kryeimami i KBI në Prizren, Orhan Bislimaj, i cili me këtë rast i uroj shëndet dhe pleqëri të rehatshme, shkruan TV Prizreni.





