LAJME

Samiti i Procesit të Berlinit mbahet sot në Mal të Zi, merr pjesë Kurti

Samiti i Procesit të Berlinit mbahet sot në Mal të Zi, merr pjesë Kurti
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Tetor 2026, 09:44

Sot në Budvë të Malit të Zi mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në të cilin do të marrin pjesë kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian. 

Kosova në këtë Samit përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti. 

Një ditë para samitit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në ishullin e Shën Stefanit.

Kurti ka thënë se ky ishte takimi i tij i parë para fillimit të samitit, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e Komisionit Evropian për avancimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Përpos Kurtit, në Budvë, sot do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë, Gjuro Macut.

Procesi i Berlinit u themelua në vitin 2014 dhe është një nismë diplomatike që për synim ka thellimin e bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtimin e integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Mali i Zi është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe synon të bëhet anëtari i 28-të i bllokut në vitin 2028.

Nga gjashtë shtetet e rajonit, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika