Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në Shqipëri, duke kërkuar ndalimin e veprimeve të policisë dhe shtensionimin e situatës.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Torres ka shprehur shqetësimin e tij për përshkallëzimin e dhunës, ndërsa veprimet e Policisë shqiptare i ka cilësuar si të papranueshme.
“Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe të ruajë shtetin e së drejtës”, shkroi kongresmeni amerikan.
Ai theksoi gjithashtu se situata duhet të shtensionohet dhe dhuna alarmante të ndalet, në mënyrë që tensionet të mos përshkallëzohen më tej.
Ritchie Torres përfaqëson distriktin e 15-të të New Yorkut në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, i cili përfshin një pjesë të Bronxit.