Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë të rregullt parlamentare, e cila pritet të nisë në orën 10:00.
Në rend dita përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës si dhe pyetjeve parlamentare, është edhe formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.
Gjithashtu në rend dite është edhe votimi i propozimit të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.





