Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Visar Shehu, i ka reaguar IKSHPK-së pas publikimit të raportit nga kjo e fundit ku bëhet e ditur se të shtunën në Prizren kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 85 qytetarë.
Postimi i plotë
Sot, në Komunë të Prizrenit kanë rezultuar 85 persona pozitiv me COVID-19.
Me përgjegjësi të plotë ju them, si koordinator i shtabit emergjent lokal, që ky numër nuk është brenda 24 orëve të fundit. Vetëm një ilustrim për këtë:
Vëllau im ka rezultuar pozitiv me datë 10 Mars 2021, me datë 18 Mars ka rezultuar negativ, pra, nga data 18 Mars llogaritet i shëruar.
Paramendoni, sot me datë 20 Mars 2021 vëllau im është futur ne listën e të infektuarve, në këtë listë ku rezultojnë 85 raste pozitive, ndërkohë që të dhënat nga Kujdesi Parësor Shëndetësor në IKSHP raportohen çdo ditë.
P.S.
Ky pushtet edhepse jolegjitim, e ka humbur edhe sensin e qeverisjes, përpos shpalljes së ndonjë tenderi ku kanë pêrfitim!