PRIZRENI ME RAJON

Nënkryetari Gashi: Stacioni i trenit në Prizren pritet të zhvendoset në ‘Arbanë’

Nënkryetari Gashi: Stacioni i trenit në Prizren pritet të zhvendoset në ‘Arbanë’
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2022, 13:19

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka thënë se stacioni i trenit në këtë qytet do të zhvendoset tek lagjjen  ‘Arbanë’, raporton Gazeta10.

“Stacioni i trenit është planifikuar që të zhvendoset në fund të Arbanës, është paraparë që në të ardhmen sipas planifikimit urban të vendoset aty.”, ka thënë Gashi.

Gashi, ka treguar se ata kanë bërë marrëveshje me Infrakosin për ndërtimin e rrugëve të cilat ndodhen afër hekurudhës dhe janë nën kompetencat e këtij organi, në mënyrë që të lehtësohet jeta e banorëve të disa lagjeve aty.

Madje gjatë lidhjes direkte ai tregoi edhe se së shpejti komuna do të zgjedh edhe bordin e stacionit të autobusëve që do të ndërmarrë në duar menaxhimin e stacionit të autobusëve.

“Realisht stacioni ka kaluar në kompetenca të komunës. Nga ajo periudhë nuk ka pasur zhvillime investime apo tek menaxhimi i stacionit. Tani kemi filluar me marr hapa konkret ku do të themelojmë bordin e stacionit i cili pastaj do të merret me pjesën e menaxhimit.”, ka thënë nënkryetari i Prizrenit, Gashi./Gazeta10

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika