Brenda 24 orëve policia në Suharekë, ka konfiskuar dy armë zjarri ku , në rastin e parë gjatë kontorllimit të një automjeti, Audi 4G, me targa vendore të cilin e drejtonte dëshmitari, në ulësen e pasme të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar, një psitoletë me 23 fishekë, në pronësi të të dyshuarit me inicialte S.M, mashkull kosovar.
Në rastin e dytë, po ashtu e njëjta njësi policore në Suharekë i është përgjigjur një rasti të vet aksident trafikut me lëndime, në fshatin Tërrnje.
Policia me këtë rast ka kontaktuar të dyshuarit me incialet XH.B, mashkull kosovar, i cili ishte vetë aksidentuar me veturën e tij.
Zyrtarët policorë kanë vërejtur se po i njejti person mbante në brez një armë, pistoletë e tipit, EKOL SPECIAL. me karikator në të cilin gjendeshin 3 fishekë të kalibrit 7.65 mm, të cilën e kanë konfiskuar njësia e policisë së Suharekës.
Pistoleta e personit XH.B, thuhet se ka qenë me gaz, mirëpo e konvertuar në armë zjarri.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, por që ndaj tyre jan iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, thuhet në fund të lajmërimit nga policia.