LAJME

Në Spitalin e Prizrenit 1 pacient me Covid 19

Në Spitalin e Prizrenit 1 pacient me Covid 19
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Janar 2022, 10:59

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 35 pacientë, prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 30, të tjerë post-Covid. Kështu kanë bërë të ditur nga SHSKUK.

Në këtë raport bëhet e ditur se në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Klinikës Infektive është duke u trajtuar një pacient me Covid-19.

Sipas këtij shërbimi, me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 2 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika