LAJME

Në Prizren një e mitur dhe një grua raportohen të zhdukura

Në Prizren një e mitur dhe një grua raportohen të zhdukura
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Maj 2025, 07:34

Dy raste të zhdukjes janë raportuar brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, përkatësisht në Prizren.

Policia ka njoftuar se një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga nëna e saj e cila ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia më 28 pritll dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vajza e saj e mitur  është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas ankueses ajo është recidiviste. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, në fshatin Gjonaj një person ka njoftuar se nëna e tij sipas tij me çrregullime mendore është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se nëna  e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas ankuesit  dyshohet se viktima ka çrregullime mendore”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika