Një person në Prizren ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur ari, para dhe një pistoletë.
Në Prizren hyjnë hajnat në një shtëpi, vjedhin ari, para dhe një pistoletë

Në raportin e policisë bëhet e ditur se në lidhje me këtë është njoftuar prokurori dhe se rasti është në procedurë hetimore.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur: një sasi stoli ari, para të gatshme dhe një pistoletë me dy karikatorë dhe 17 copë fishekë për të cilën viktima posedon leje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raport.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti në Dublin: Kosova dëshiron të kontribuojë në një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë të re më 19 nëntor, kërkojnë paga meritore

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Prizren, viktima dërgohet në strehimore

