LAJME

Në Portugali përurohet shtatorja e shenjtores shqiptare Shën Tereza

Në Portugali përurohet shtatorja e shenjtores shqiptare Shën Tereza
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2023, 10:55

Sot, në Lisbonë të Portugalisë është bërë përurimi i shtatores së shenjtores shqiptare Shën Tereza.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në ‘Facebook’, se tashmë edhe në qendër të qytetit të Lisbonës është shtatorja e shenjtores shqiptare Shën Tereza.

“Bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas, përuruam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza. Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët”, tha ajo.

Sipas saj, le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi!.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika