Njësia rajonale për trafik rrugor në Prizren ka njoftuar se të mërkurën ka konfiskuar 11 patentë shoferë.
Sipas njoftimit 7 patentë shoferë janë konfiskuar brenda një periudhe kohore prej 40 minutash në rrugën “Wesli Klark”, ku thuhet se 7 persona nuk janë ndalur në semafor në kohën kur drita e kuqe ka qenë e ndezur.
“Shtatë patentë shoferë janë konfiskuar për mosrespektim të dritës së kuqe në semafor, gjatë një aktiviteti operativ të realizuar nga ora 08:20 deri në 09:00, në rrugën “Wesli Klark” në Prizren”, thuhet në njoftim.





