Policia ka njoftuar se një 19 vjeçar është arrestuar në Mitrovicë, pasi i njëjti sot rreth orës 17:40 ka grabitur sasi të konsiderueshme parash në një institucion për transferimin e parave.
Në njoftimin e policisë thuhet se “me datë 26.11.2021, rreth orës 17:42, Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë ka pranuar një informatë për një rast të grabitjes, në një nga institucionet për tranfsere parash në Mitrovicë, si dhe informatën i dyshuari kishte ikur në këmbë në drejtim të hekurudhës”.
“Duke marrë parasysh se këto ditë është duke u realizuar plani operativ për parandalimin e veprave penale të grabitjeve dhe prezencës së shtuar të njësiteve policore, zyrtarët policorë shumë shpejtë kanë arritur ta identifikojnë lokacionin e të dyshuarit dhe janë vënë në ndjekje të tij ku rreth orës 17:50, kanë arritur të ndalojnë të dyshuarin së bashku me hetues të Njësisë së Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore në Rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.





