Home LAJME “Në mbrojtje të luftës çlirimtare” – Sot protestohet kundër Gjykatës Speciale

“Në mbrojtje të luftës çlirimtare” – Sot protestohet kundër Gjykatës Speciale

0
“Në mbrojtje të luftës çlirimtare” – Sot protestohet kundër Gjykatës Speciale

Organizatat e dala nga lufta organizojnë sot në orën 17:00 në Prishtinë një protestë gjithëpopullore kundër, siç thuhet, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL – UÇK), bënë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha hapat për organizimin e protestës, përfshirë koordinimin me qytetarët dhe organizimin e transportit.

Protesta është paralajmëruar si një tubim paqësor, me moton “Kundër padrejtësisë”, për të dëshmuar solidaritetin me liderët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Protesta ka gjetur mbështetje të madhe nga të gjitha faktorët relevant shqiptarë, përfshirë partitë politike, deputetët, organizatat joqeveritare dhe qytetarë të shumtë.

Ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte, për të cilat janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here