- Reklama -

Në Malishevë shënohet Dita e Veteranit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Malishevë, sot e ka shënuar 30 Dhjetorin-Ditën e Veteranit.

Fillimisht janë bërë nderime pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në sheshin e qytetit, e më pas janë bërë homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Malishevë dhe janë ndarë mirënjohje për veteranë e luftës, si dhe për 12 veteranë pas vdekjes, të cilët në rrethana të ndryshme kanë vdekur gjatë këtij viti.

- Reklama -

Në këto shënime, morën pjesë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu dhe veteran të shumtë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha tha se Ditën e Veteranit po e shënojnë në kushte specifike, për shkak të goditjeve të rënda kundër luftës dhe krerëve të UÇK-së nga Specialja.

“Ne kemi luftuar për çlirim dhe për liri, dhe nuk jemi organizatë kriminale, prandaj tek të gjithë ne shihet mllefi në raport me këto goditje. Gjeneratat e reja, duhet ta mësojnë historinë e formimit të UÇK-së, të luftës për liri dhe për ndërtimin e shtetit. Në emër timin personal dhe në emër të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ju uroj Ditën e Veteranit të gjithë veteranëve të luftës”, ka thënë ai.

Faton Klinaku, në emër të OVL të UÇK-së, tha se këtë ditë po e shënojnë pa krerët e UÇK-së të cilët janë aktualisht në Hagë, por që nga këto goditje do të dalin edhe më të fortë dhe krerët e luftës do të mbrojnë luftën e pastër dhe luftën për liri të UÇK-së.

Ndërsa, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, tha se këtë vit 12 veteranë të luftës nga Malishevës gjatë këtij viti kanë vdekur. Ai i ka uruar të gjithë bashkëluftëtarët dhe të gjitha familjet e dëshmorëve, me rastin e 30 Dhjetorit-Ditës së Veteranëve të luftës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort