LAJME

Në Krushë të Vogël vazhdojnë punimet në hapjen e kanaleve për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore

Në Krushë të Vogël vazhdojnë punimet në hapjen e kanaleve për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2024, 14:19

Komuna e Prizrenit, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po vazhdon punimet në kuadër të projektit “Hapja e kanaleve për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore”, ku aktualisht po punohet në fshatin Krushë e Vogël.

Sipas njoftimit të komunës, ky projekt ka për qëllim ta përmirësojë sistemin e ujitjes për tokat bujqësore dhe të ofrojë mbrojtje ndaj vërshimeve të mundshme./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika