LAJME

Në Krajk të Prizrenit, hajnat vjedhin 50 mijë euro para të gatshme dhe stoli ari në vlerë 40 mijë euro

Në Krajk të Prizrenit, hajnat vjedhin 50 mijë euro para të gatshme dhe stoli ari në vlerë 40 mijë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2020, 08:32

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në fshatin Krajk të Komunës së Prizrenit. Në një shtëpi të këtij fshati, hajnat kanë vjedhur para dhe stoli ari në vlerë 90 mijë euro.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka thënë se rasti është nën hetime dhe se deri tash nuk ka të arrestuar.

“Me date 29.10.2020 rreth orës 18:10 minuta, një qytetar nga fshati Krajk – Has e ka njoftuar policine ne Prizren, se nga persona te panjohur janë vjedhur një sasi e të hollave dhe arit. Sipas viktimës shuma e të hollave është 50.000 euro ndërsa vlera e arit 40.000. Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga njësitë e specializuara kriminalistike dhe rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve rajonale në Prizren”, ka thënë Osmanollaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika