Në kodrat brenda territorit të Serbisë është vendosur flamuri serb. Nga pamjet shihet teksa flamuri serb është i vendosur në kodrat afër pikës kufitare të Jarinjës.
Në këtë pikë kufitare situata vazhdon të jetë e qetë nuk ka lëvizje të protestuesve mirëpo janë parë patrullime të dy helikopterëve brenda territorit të Serbisë në një distancë ajrore jo shumë të largët nga forcat policore të njësisë speciale të Kosovës të cilat gjenden rreth 1km e 300 metra larg pikës kufitare në Jarinjë.





