LAJME

“Në jetën time më i kënaqur s’kam qenë”, Rifat Jashari në përvjetorin e çlirimit të Kosovës

“Në jetën time më i kënaqur s’kam qenë”, Rifat Jashari në përvjetorin e çlirimit të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Qershor 2024, 16:18

“Do gjak u derdhë, po u pagu ata gjak” – është shprehur Rifat Jashari i emocionuar në përvjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, duke shtuar se është shumë i lumtur.

Ai të mërkurën ka uruar qytetarët për këtë ditë, duke u shprehur se tash s’ka më dhimbje, por vetëm krenari.

“Qysh më mirë, më i kënaqur nuk jam kanë kurrë qe e arritëm edhe çlirimin e Kosovës është derdhur gjak por është paguar ata gjak, dhimbje s’ka veç krenari. Urime gjithë shqiptareve kudo qe janë”, ka thënë ai për EO.

Jashari ishte prezent në seancën e sotme solemne në Kuvendin e Kosovës./KOHA.Net/

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika