Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, mori pjesë në takimin festiv të Shoqatës Kosovaro-Japoneze kushtuar 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Japonezët që kanë marrë pjesë në misione të ndryshme në kuadër të OKB, JICA, institucioneve tjera shoqërore dhe qytetarë japonezë që e kanë vizituar Kosovën dhe ndajnë ndjenja miqësie e simpatie për vendin tonë, u takuan për të shënuar një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë të re: shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosoëvs 17 vite më parë.





