- Reklama -

Në haxh veç përmes BIK-ut, ndryshe pason gjoba

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar për një letër që thuhet se u ka arritur atyre nga ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Teufik bin Feuzan bin Rebiah.

Aty bëhet e ditur për gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës, se organizimi i shkuarjes në haxh i takon vetëm institucionit zyrtar në Kosovë, pra Bashkësisë Islame të Kosovës.

- Reklama -

Në këtë letër që e ka shpërndarë BIK-u thuhet se Këshilli i Lartë i Dijetarëve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, ka nxjerrë një fetva drejtuar të gjithë myslimanëve për ndalesën e kryerjes së haxhit pa leje, kjo, sipas tyre, me qëllim të realizimit të objektivave të së mirës së përgjithshme dhe të mos dëmtimit të haxhilerëve të rregullt.

“Ai ka njoftuar se në rast të mos zbatimit të kësaj fetvaje, do të ketë pasoja me gjobë për të gjithë ata që tentojnë të kryejnë haxhin pa leje, si dhe ndalim të hyrjes në Mbretërinë e Arabisë Saudite për një afat të pacaktuar”, ka njoftuar BIK-u.

Në këtë letër të shpërndarë  nga BIK-u tutje thuhet se:  Ministria e Haxhit dhe Umres ka vërejtur se disa kompani turistike duke reklamuar organizimin e haxhit me emra fiktiv në rrjete sociale duke pretenduar kështu mundësinë e kryerjes së haxhit për individë përmes vizave të umres, vizave turistike , të punës, vizave për bashkim familjarë, apo përmes kalimit transit dhe vizave të tjera me çmime të volitshme të cilat në realitet nuk u mundësojnë individëve të  kryejnë haxhin, por i vejnë në rrezik dhe para përgjegjësisë ligjore”, thuhet në këtë letër  që e ka publikuar Bashkësia Islame e Kosovës.

 

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort