LAJME

Në fund të marsit funksionalizohet spitali i ri i fëmijëve

Në fund të marsit funksionalizohet spitali i ri i fëmijëve
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Janar 2022, 15:22

Në fund të marsit do të funksionalizohet i gjithë spitali i ri i fëmijëve, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në Kuvend, duke u përgjigjur pyetjeve se përse ka pasur vonesa në hapje të spitalit, shiriti për të cilin u pre në muajin shtator.

Ai ka thënë se duhen edhe disa intervenime teknike për të funksionalizuar gjithë spitalin.

Sipas tij, ky projekt duhet të jetë mësim për institucionet e Kosovës që të mos vonohen me funksionalizime kur ndërtimi fizik përfundon. Ai ka thënë se një dështim i tillë rrezikon edhe interesimin e shteteve tjera për investime në Kosovë.

“Nëse arrijnë të gjitha instrumentet, lloj shërbimesh teknike, në muajin shkurt, ne do të arrijmë që spitalin ta hapim me të gjitha funksionet në fund të marsit”, ka thënë ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika