Një incident ka ndodhur sot pasdite në fshatin Poslisht të Prizrenit, ku një person i moshës rreth 18-vjeçare dyshohet se ka goditur me thikë në kraharor një 45-vjeçar.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35. Viktima R. Sh., mashkull 45-vjeçar nga Poslishti, ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Prizrenit.
“Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:35 kemi marrë informatë se në emergjencën e spitalit Rajonal është duke u trajtuar viktima R. Sh. Mashkull i lindur 1980 nga fshati Poslisht-Prizren. Patrulla policore ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me viktimen i cili ka deklaruar se ne qender të fshatit Poslishte kishte ndodhur një mosmarrveshje mes tij dhe një të dyshuari mashkull rreth 18 vjeç të cilin nuk e njihte me emër, nga i cili ishte goditur në krahëror me mjet të mprehtë thikë dhe si pasojë kishte marrë lëndim trupor. Sipas mjekeve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Dy persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin, një i mitur dhe një madhor”, ka deklaruar Bytyqi. “