Drejtori i shkollës fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren, Alidin Flugaj, përmes një postimi të tij në faqen e facebook, falenderon KDSH dhe KP, për vlerësimin që i’u bë, drejt punës së tyre të përditshme edukativo-arsimore me nxënës.
” Në emër të mësimdhënësve, shërbimit profesional dhe emrin tim personal si drejtor i shkollës, falënderoj KDSH dhe KP, për vlerësimin e tyre ndaj punës sonë të përditshme edukativo-arsimore me nxënës.
Ishte një ndjesi e veçantë që në ditën e shënuar të Mësuesit – 7 Marsit, na nderuan përmes Mirënjohjeve.







