Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Budakovë të Suharekës të premten rreth orës 23:00.Sipas Policisë, tre persona kanë pësuar lëndime pasi që dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga shtatë të tjerë.
Po ashtu dyshohet se dikush nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në ajër.Viktimat pas tretmanit mjekësor në QKMF-Suharekë janë liruar.





