LAJME

Kompleksi i Islahanës së Vjetër në Prizren pritet të restaurohet, Palushi prezanton vizionin për objektin historik

Kompleksi i Islahanës së Vjetër në Prizren pritet të restaurohet, Palushi prezanton vizionin për objektin historik
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2026, 09:04

Kompleksi i Islahanës së Vjetër në Prizren pritet të përfshihet në një projekt restaurimi dhe zhvillimi, pasi kompania Frutex SH.P.K., pronare e këtij kompleksi, ka bërë të ditur planet për ndërhyrje në këtë aset me rëndësi historike dhe kulturore.

Pronari i kompanisë, Shaqir Palushi, ka njoftuar se synimi është restaurimi i objektit historik dhe rikthimi i pamjes së tij, duke ruajtur vlerat arkitekturore dhe autenticitetin.

Sipas Palushit, krahas restaurimit të objektit ekzistues, parashihet edhe zhvillimi i pjesëve të tjera të kompleksit me ndërtime bashkëkohore, duke respektuar trashëgiminë kulturore dhe duke vepruar në përputhje me kushtet dhe kufizimet ligjore.

Palushi ka theksuar se ky projekt nuk paraqet vetëm një investim, por edhe një angazhim për ruajtjen e historisë së Prizrenit dhe kontributin në të ardhmen e qytetit.

Ky objekt ndodhet në rrugën “Halil Berisha”, në afërsi të lagjes “Tabak’hane” në Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika