LAJME

Mbi 224 milionë euro për mbrojtjen, Maqedonci: Buxheti më i lartë në historinë e MM-së dhe FSK-së

Mbi 224 milionë euro për mbrojtjen, Maqedonci: Buxheti më i lartë në historinë e MM-së dhe FSK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2026, 19:15

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka cilësuar si më të lartin në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës buxhetin e planifikuar për mbrojtjen në vitin 2027.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro.

Sipas tij, përmes këtij buxheti do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, si dhe në ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse.

“Buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224,168,705 euro, më i larti në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës. Përmes këtij buxheti, do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse.”, ka shkruar Maqedonci.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika