LAJME

Limaj nga Prizreni: Kosova nuk është më e njëjta pas aktgjykimit të 16 shtatorit

Limaj nga Prizreni: Kosova nuk është më e njëjta pas aktgjykimit të 16 shtatorit
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2026, 18:36

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me strukturat, aktivistët dhe bashkëpunëtorët e partisë në Prizren, në kuadër të diskutimeve me temën “Kosova pas aktgjykimit të 16 shtatorit”.

Limaj bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike, pasojat e aktgjykimit në Hagë, dinjitetin e luftës së UÇK-së, Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe gjendjen ekonomike dhe sociale në vend.

Sipas tij, pasojat e këtij aktgjykimi shtrihen përtej ish-bashkëluftëtarëve që po gjykohen në Hagë dhe prekin dinjitetin e luftës çlirimtare dhe themelet e shtetit të Kosovës.

“Kosova nuk është më e njëjta pas 16 shtatorit. Vendi nuk ka luksin të heshtë apo të humbasë në kalkulime politike përballë çështjeve që prekin interesin shtetëror”, ka deklaruar Limaj.

Ai theksoi se qytetarët po kërkojnë qartësi, qëndrime të qarta dhe përgjegjësi institucionale.

“Kosovës i duhet përgjegjësi, vendosmëri dhe veprim!”, përfundoi Limaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika