Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 18:12 në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren. Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në aksident është përfshirë një këmbësor 80-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe eprorët përkatës. Nga të dhënat e para është konfirmuar se viktima është person i gjinisë mashkullore, ndërsa i dyshuari në rast është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe ka qenë duke vozitur me veturë private.
Policia bën të ditur se i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor të Prizrenit, ndërsa për procedurat e mëtejshme është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokurori Kujdestar.






