Janë 3670 kosovarë që kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, ndërkohë që prej tyre 3633 kërkesa janë pranuar si pozitive, ndërsa vetëm 37 kërkesa kanë marrë përgjigje negative.
Në statistikat që ka publikuar Ministria e Punëve të Brendshme për vitin 2020, vërehet një trend i rritjes së kërkesave të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, që kanë kërkuar që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme ka theksuar më herët se, një ndër arsyet kryesore që qytetarët kërkojnë që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës është se në disa shtete ku jetojnë, nuk u lejohet që të kenë dy shtetësi dhe ata zgjedhin që të kenë shtetësinë e vendit ku jetojnë.






