Mëngjesin e ditës së sotme një numër i konsiderueshëm i punëtorëve kanë vërejtur se u janë ndryshuar pozitat dhe pagat.Ata nuk kanë pranuar njoftime ose vendime lidhur me këto çështje, ndërsa vazhdojnë të jenë të shqetësuar me fatin e tyre.Siç mëson GazetaBlic nga burime të sigurta brenda Telekomit, deri më tani bëhet fjalë për afro 320 persona, që kanë qenë “viktimë” e këtyre ndryshimeve të paparalajmëruara.
Ndryshime masive në Telekomin e Kosovës, 320 personave u ndërrohen pozitat e pagat pa paralajmërim

Gjatë ditës ne do t’iu raportojmë për detaje të reja lidhur me këtë çështje.Kujtojmë se javëve të fundit ka pasur jo pak ndryshime në Telekom, ku pika kyçe ishte edhe dorëheqja e drejtoreshës së marketingut, Vesa Haradinaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Vitia pranon mungesën e barnave në Onkologji: Rreth 70 pacientë mbetën pa Palbociclib për gati 9 javë

Çitaku i përgjigjet BE-së: Kërkesa për drejtësi dhe integrimi evropian nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën

Kuvendi ratifikon 4 marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me Belgjikën

